Politike

KQZ nuk pranoi komisonerët në zgjedhje, PD dhe LSI ankimojnë vendimin në Kolegjin Zgjedhor

28 Maj 2019, 15:06 Nga DOSJA
KQZ nuk pranoi komisonerët në zgjedhje, PD dhe LSI ankimojnë

TIRANË- Partia Demokratike dhe LSI kanë ankimuar sot vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për komisionerët në zgjedhje.

Mësohet se dy partitë opozitare kanë dorëzuar sot padinë në Kolegjin Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ku kërkojnë rrëzimin e vendimit të KQZ-së. Në këtë kërkesë të paraqitur nga LSI, ndërsa PD është si pelë e tretë, argumentohen arsyet që sipas tyre duhet rrëzuar vendimi KQZ-së.

Por në vendimin e saj KQZ argumenton se dy partitë politike që kanë paraqitur kërkesën për emërimin e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve LSI dhe PD, nuk konsiderohen subjekte zgjedhore e për pasojë nuk kanë interes të ligjshëm për zgjedhjet vendore.

Apelimi i vëndimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u paralajëmruar nga Sekrertari për Çështje Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, i cili menjëherë pas mbledhjes u shpreh se nuk ishte dakord me atë që ishte vendosur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debat ne kqz gjykata e apelit tirane ivi kaso komisionerët e pd e lsi në kzaz debat ne kqz gjykata e apelit tirane ivi kaso komisionerët e pd e lsi në kzaz

Sondazh

Poll