Sport

Southgate: “Do të jetë ndeshje e madhe, finalet janë për t’u fituar”

8 Korrik 2021, 05:26 Nga DOSJA
Southgate: “Do të jetë ndeshje e madhe, finalet janë

ANGLI – Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, pas triumfit ndaj Danimarkës, është shprehur se ekipi që ai udhëheq e di, se do të ketë një përballje të vështirë me Italinë në finalen e “Euro2020”, duke shtuar se finalet luhen për t’u fituar.

“Italia ka një ekip shumë të mirë. Po bëjnë paraqitje të mrekullueshme dhe kanë luftëtarë të mëdhenj në mbrojtje. Do të jetë një ndeshje e madhe. Finalet janë për t’u fituar. Duhet të mblidhemi e të përgatitemi si duhet.

Sot patëm ndeshje fizike dhe emocionuese. Gjëja më e mirë për këtë mbrëmje është se ne u kemi dhuruar tifozëve dhe të gjithë vendit një natë fantastike, një emocion që do të zgjasë për katër ditë,”- deklaroi Southgate, pasi Anglia eliminoi Danimarkën në kohën shtesë, pas rezultatit 2-1.

Të dielën e 11 korrikut, në “Wembley” të Londrës, do të zhvillohet finalja e madhe e “Euro2020”, Angli-Itali.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “wembley” të londrës angli-itali. euro2020 gareth southgate ndaj danimarkës të dielën e 11 korrikut trajneri i anglise “wembley” të londrës angli-itali. euro2020 gareth southgate ndaj danimarkës të dielën e 11 korrikut trajneri i anglise

Sondazh

Poll

Sport 7 Korrik 2021, 19:39

Barazon Anglia, autogol i Danimarkës

BRITANI E MADHE- Barazon Anglia, autogol i Danimarkës! Pas një aksioni të zhvilluar dhe një rrëmuje në zonë, “Tre luanët” kanë përfituar.Kjaer ka &c...