Sport

Al-Khelaifi do skuadër galaktikësh, presidenti i PSG në sulm për një objektiv të madh, quhet… PAUL POGBA

7 Korrik 2021, 19:48 Nga DOSJA
Al-Khelaifi do skuadër galaktikësh, presidenti i PSG në sulm

PARIS-Donnarumma, Hakimi, Sergio Ramos dhe Wijnaldum por Paris-Saint Germain ende nuk ka ndërmend të ndalet në merkaton e verës. Klubi francez po përgatit të transferojë mesfushorin Paul Pogba. Presidenti i klubit francez Al-Khelaifi nuk dëshiron të lërë asnjë gur pa lëvizur, edhe nëse do të nevojiten disa shitje të rëndësishme për të arritur te mesfushori i Manchester United dhe si rezultat për të ulur pagën e gjithë skuadrës.

Nga Franca, L’Equipe shpjegon situatën e klubit parizien: deri në fund të merkatos së verës, PSG dëshiron të bindë Manchester United të shesë lojtarin që i skadon kontrata në qershor të vitit 2022, dhe marrëdhëniet e mira me agjentin Mino Raiola mund të lehtësojnë këtë transferim.

“Djajtë e Kuq” e vlerësojnë lojtarin 80 milion euro, Pogba merr 13 milion në vit plus bonuse kështu që, edhe për një klub që mund të bëjë gjithçka ose pothuajse si ai parisien, së pari do të jetë e nevojshme të shesë, midis emrave janë ato të Rafinha, Icardi, Paredes, Sarabia, Herrera, Diallo dhe Kurzaëa por edhe Bakker, Dagba, Kehrer. Drejtori sportiv i PSG, Leonardo tashmë ka “përveshur mëngët”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport al-khelaifi pogba psg al-khelaifi pogba psg

Sondazh

Poll

Sport 7 Korrik 2021, 19:39

Barazon Anglia, autogol i Danimarkës

BRITANI E MADHE- Barazon Anglia, autogol i Danimarkës! Pas një aksioni të zhvilluar dhe një rrëmuje në zonë, “Tre luanët” kanë përfituar.Kjaer ka &c...