Sport

“Football’s Coming Home”, Anglia prek për herë të parë një finale Europiani, eleminon Danimarkën

7 Korrik 2021, 21:36 Nga DOSJA
“Football’s Coming Home”, Anglia prek për herë

ANGLI–Anglia është skuadra e dytë që është kualifikuar për në finalen e Euro 2020. “Tre Luanët” fituan 2-1 ndaj Danimarkës, duke u kualifikuar në 120 minuta lojë, madje shmangur ruletën e penalltive. Anglia favorite, që nuk kishte pësuar asnjë gol në turne, e pësoi në minutën e 30′ Damsgaard shënoi nga goditja e dënimit. Angia u rikthye të marrë frymë lehtësisht, pasi barazimi do të vinte shumë shpejt.

Danimarka u tradhëtua nga kapiteni i saj Simon Kjaer që në tentativë të ndalonte Sterling e dërgon topin në rrjetën e tij, duke fiksuar shifrat në 1-1. Pavarësisht rasteve në të dytën,dy përfaqësueset nuk arritën dot të gjenin rrjetën, duke iu drejtuar kohës shtesë. Megjithatë një penallti e akorduar për pengimin brenda zonës të Sterling në minutën e 104 prishi planet e danezëve.

Harry Kane vihet 11 metra larg Schmeichel, danezi nuk gaboi përballë sulmuesit të Tottenham, vetëm se topi i grushtuar prej tij mbetet për Kane që shënoi golin e 2-1 me portën të zbrazët. Anglia prek një finale pas 55 vitesh mungesë, pikërisht në vitin 1966 kur fitonte Kupën e Botës.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia euro 2020 anglia euro 2020

Sondazh

Poll

Sport 7 Korrik 2021, 19:39

Barazon Anglia, autogol i Danimarkës

BRITANI E MADHE- Barazon Anglia, autogol i Danimarkës! Pas një aksioni të zhvilluar dhe një rrëmuje në zonë, “Tre luanët” kanë përfituar.Kjaer ka &c...