Sport

Tifozët “tradhëtojnë” Gjermaninë, fanellat ngelin në dyqan,kompania e veshjeve detyrohet të ulë çmimin

7 Korrik 2021, 20:14 Nga DOSJA
Tifozët “tradhëtojnë” Gjermaninë, fanellat

GJERMANI- Euro 2020 ishte për t’u harruar për Gjermaninë. “Pancerat” nuk arritën dot të lënë shenjën e tyre në këtë turne, duke u eleminuar nga Anglia në raundin e 1/8-tave.Ajo që e pasqyron më mirë këtë fakt lidhet me numrat e shitjeve të fanellave të kombëtares. Kompania “Adidas”, e cila kishte hedhur në treg një numër të konsiderueshëm, ka parë që stoqet të jenë shumë të mëdha, aq sa për të shpresuar në shitjen e tyre ka vendosur që të ulë me 50% vlerën e saj.

Nëse deri një javë më parë, fanellat mund të bliheshin me 130 euro, tani mjaftojnë vetëm 65.Veçanërisht pas ndeshjes së fituar me Portugalinë, fanella më e kërkuar në treg ishte ajo e futbollistit të Atalantës Gossens, surprizues me një supër paraqitje.

Por, ndërsa nga kjo anë qëndron zhgënjimi i gjermanëve, në anën tjetër “Puma” deri në këtë pjesë të turneut ka pasur një fluks kërkesash të frikshme për bluza të Italisë. Deri më tani, fanella e Italisë është më e kërkuara dhe më e shitura, aq sa si rrjedhojë e kësaj urie, çmimi është rritur duke kaluar nga 110 në 140 euro, 160 euro madje për ato me emra të personalizuar të tifozëve.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 gjermania euro 2020 gjermania

Sondazh

Poll

Sport 7 Korrik 2021, 19:39

Barazon Anglia, autogol i Danimarkës

BRITANI E MADHE- Barazon Anglia, autogol i Danimarkës! Pas një aksioni të zhvilluar dhe një rrëmuje në zonë, “Tre luanët” kanë përfituar.Kjaer ka &c...