Sport

Sheriff Tiraspol bën “sherifin” në Durrës, turpëron me katër gola Teutën, kalimi për në turin tjetër të Ch

7 Korrik 2021, 19:31 Nga DOSJA
Sheriff Tiraspol bën “sherifin” në Durrës,

DURRËS-Nuk ka nisur aspak mirë aventura e Teutës në Champions League.Skuadra e Edi Martinit, në fakt, është mundur 4-0 nga Sheriff Tiraspol në eliminatoret e kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube.

Protagonisti i sfidës së luajtur në Niko Dovana ka qenë Henrique, autor i dy golave (15′, 45+1′).Traore (56′) dhe Castaneda (89′) kanë kompletuar pokerin e miqve.Pavarësisht se durrsakët afruan futbollistë si Seferi dhe Kallaku, nuk arritën të ngriheshin në lartësinë e kampionëve të Moldavisë, të cilët e dominuan thuajse të gjithë takimin.Ndeshja e kthimit do të luhet më 13 korrik nw Moldavi.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport champions league sheriff tiraspol teuta champions league sheriff tiraspol teuta

Sondazh

Poll