Sport

U tallën me dy japonezë, videoja e Griezmann dhe Dembele kthehet në telash për Barçën,reagon sponsori kryesor: Ne do të p

7 Korrik 2021, 21:23 Nga DOSJA
U tallën me dy japonezë, videoja e Griezmann dhe Dembele kthehet

FRANCË-Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembélé janë vendosur në qendër të polemikave për një video që daton nga viti 2019, ku të dy shihen duke bërë shaka me disa teknikë japonezë që po përpiqeshin të zgjidhnin problemet teknologjike në dhomën e hotelit të dy lojtarëve. Pas akuzave për racizëm, për këtë rast ka menduar të reagoje dhe vet klubi i Barcelonës duke kërkuar falje publike dhe tani pritet që katalanasit të marrin masa të rënda ndëshkuese ndaj dy futbollistëve të saj.

“Në Barcelonë nuk ka vend për racizëm ose diskriminim. Lojtarët tashmë kanë treguar keqardhjen e tyre dhe u kanë kërkuar falje tifozëve dhe partnerëve japonezë, të cilat Klubi i vlerëson. Megjithatë, FC Barcelona rezervon e drejta për të marrë masa të tilla të brendshme siç e konsideron të përshtatshme”, shkruhet në deklaratën e klubit.”

Ndërkohë që sponsori kryesor, Rakuten ka kërkuar shpjegime ndërmjet presidentit Hiroshi Mikitani nëpërmjet një reagimi zyrtar.

“Si sponsor i klubit dhe organizator i këtij turneu, më vjen keq që lojtarët e Barcelonës bënë vërejtje diskriminuese. Sidomos pasi Rakuten ka aprovuar filozofinë e Barcelonës dhe është sponsor i klubit, këto lloj vërejtjesh janë të papranueshme në të gjitha rrethanat dhe ne do të protestojmë zyrtarisht kundër klubit, pasi presim të dëgjojmë pozicionin e tyre për këtë çështje. ”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona dembele griezmann barcelona dembele griezmann

Sondazh

Poll

Sport 7 Korrik 2021, 19:39

Barazon Anglia, autogol i Danimarkës

BRITANI E MADHE- Barazon Anglia, autogol i Danimarkës! Pas një aksioni të zhvilluar dhe një rrëmuje në zonë, “Tre luanët” kanë përfituar.Kjaer ka &c...