Politike

Kuvendi shpërfill BE-në, Armela Krasniqi zgjidhet kryetarja e re e AMA-s! Ndërkombëtarët kërkuan që të votohej në shtat

7 Korrik 2021, 14:22 Nga DOSJA
Kuvendi shpërfill BE-në, Armela Krasniqi zgjidhet kryetarja e re e

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur me 83 vota “pro” që të shpërfillë gjithë rekomandimet kundër për zgjedhjen e Armela Krasniqit në krye të Autoritetit të Medias Audiovizive. Në seancën e fundit, deputetët vendosën që të dalin kundër thirrjeve të ndërkombëtareve dhe vetë Bashkimit Europian duke vendosur Krasniqin në postin e saj të ri. Krasniqi mori shumicën e votave, ndërkohë që Alketa Dibra mori vetëm 9 vota pro.

Votimi ishte vendosur sot në rendin e ditës së seancës plenare, por edhe njëherë nga selia e Partisë Demokratike deputetja e zgjedhur Albana Vokshi denoncoi edhe njëherë përpjekjen, sipas saj të kryeministrit Edi Rama për të kontrolluar një nga organet më të rëndësishme për monitorimine e mediave. Deklarata e saj u pasua nga thirrja e delegacionit të Bashkimit Europian për një proces transparent për emërimet e reja. I njëjti mesazh u pasua nga delegacioni i OSBE dhe nga ambasada britanike.

Vetëm pak orë para votimit, edhe kryedemokrati Lulzim Basha lëshoi një mesazh të fortë, duke e cilësuar si harbutëri vendimin e Ramës për të mos shtyrë votimin e kryetarit të AMA-s në shtator ashtu siç u kërkua nga BE dhe OSBE. Megjithatë të gjitha reagimet dhe këshillimet e ndërkombëtarëve dhe jo vetëm përfunduan në “vesh të shurdhët” duke sjellë edhe “dhuratën” e fundit nga Kuvendi i kësaj legjislature.

Edhe pse nga ana e Partisë Demokratike ka pasur kritika dhe denoncime në lidhje me garën e zhvilluar, sërish reagimet e ndërkombëtareve u lanë për në momentin e fundit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albana vokshi armela krasniqi armela krasniqi zgjidhet ne krye te ama edi rama gara per kreun e ama partia demokratike albana vokshi armela krasniqi armela krasniqi zgjidhet ne krye te ama edi rama gara per kreun e ama partia demokratike

Sondazh

Poll