Politike

VENDIMI/ U arrestua nga SPAK për shpërdorim detyre me tenderin 24 mln lekë, kryeministri Edi Rama shkarkon nga detyra Fatos T

7 Korrik 2021, 13:52 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryebahskiakun e Lushnjes, Fatos Tushe. Kryebashkiaku, i cili u arrestua një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, është shkarkuar për shkelje të rënda.

Vendimi i shkarkimit, i cili mban firmën e kryeministrit Rama, është publikuar ditën e sotme në Fletoren Zyrtare. Vendimi është marrë me propozim të Ministrit të Brendshëm dhe Këshillit të Ministrave. Pas arrestimi të Tushes, Rama tha dje se ai nga PS nuk do ketë asnjë mburojë dhe se duhet të përballet vetë me drejtësinë.

Tushe u arrestua dje për shpërdorim detyre me akuzën e abuzimit me fondet publike, me urdhër të SPAK. Fatos Tushe dhe 10 zyrtarë të Bashkisë dhe Ndërmarrjes së Pasurive Publike, u arrestuan pasi akuzohen se kanë kryer shkelje me tenderat. Një tender me vlerë 24 milionë lekë për kanalet ujitëse të qytetit është zbuluar deri më tani në media si shkaku i arrestimit, ndërsa dyshohet se ka patur edhe ndërhyrje të grupeve kriminale që kanë marrë tendera pastrimi në këtë bashki.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arrestimi i fatos tushes edi rama shkarkon fatos tushen shkarkohet fatos tushe arrestimi i fatos tushes edi rama shkarkon fatos tushen shkarkohet fatos tushe

Sondazh

Poll