Politike

Kuvendi voton për kreun e AMA, reagon Basha: Kjo është harbutëri në dëm të të gjithëve, Rama zgjodhi të kundërtën e

7 Korrik 2021, 13:39 Nga DOSJA
Kuvendi voton për kreun e AMA, reagon Basha: Kjo është

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas votimit në Kuvend për kreun e ri të AMA-s.

Përmes një postimi të ndarë në ‘Twitter’ Basha shkruan se kryeministri Rama po vepron kundër kërkesës së BE dhe OSBE që votimi i kryetarit të bëhet në shtator. Basha shton se ky veprim është në dëmin e të gjithëve . 

Reagimi i Lulzim Bashës:

“E ka fajin Europa” llomotit poshtë e lart, për të fshehur dështimin e tij dhe pengimin e Shqipërisë. Por sapo të jap një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkohet BE dhe OSBE, zgjedhja e bërë të kundërtën, duke hedhur poshtë thirrjen e partnerëve për të shtyrë në shtator votimin për AMA. Kjo nuk është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

“E ka fajin Europa” llomotit poshtë e lart, për të fshehur dështimin e tij dhe pengimin e Shqipërisë. Por sapo i jepet një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkuan BE dhe OSBE, zgjedh të bëjë të kundërtën,

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) July 7, 2021

Reagimi i kreut të PD vjen pasi, ditën e sotme, Kuvendi ka futur në rend dite votimin e kreut të AMA, pavarësisht se Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka kërkuar që zgjedhjatë shtyhet për në muajin shtator në legjislaturën e ardhshme. Pavarësisht kërkesës së delegacioni i Bashkimit Europian, Balla tha se emri për postin e kryetarit të AMA-s do të zgjidhet sot. Më herët. PD ka denoncuar se për të drejtuar AMA-n është zgjedhur Armela Krasniqi, pasi ishte zëdhënësja e kryesocialistit Edi Rama.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi shpërfill BE-në, Armela Krasniqi zgjidhet kryetarja e re e AMA-s! Ndërkombëtarët kërkuan që të votohej në shtator, Basha: Harbutëri në dëm të të gjithëve

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gara per kreun e ama lulzim basha gara per kreun e ama lulzim basha

Sondazh

Poll