Politike

Olsian Çela sugjeron shtimin e OPGJ-ve: Do ndihmojë në vakancat e krijuara

7 Korrik 2021, 13:00 Nga DOSJA
Olsian Çela sugjeron shtimin e OPGJ-ve: Do ndihmojë në vakancat

TIRANË– Prokurori i përgjithshëm, Olsian Çela tha se mbledhja e provave nga institucionet publike dhe jopublike do të ulë kohën e hetimit dhe do të rrisë efikasitetin e drejtësisë.

I pranishëm në konferencën e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit të institucioneve, Çela tha se koordinimi mes PP-së dhe SPAK do të ndihmojë në shkurtimin e shoenzimeve dhe në rritjen e efektivitetit. Sa i takon vakancave të përkohshme, Çela sugjeroi shtimin e oficerëve të policisë gjyqësore.

“Destinacioni final është shteti ligjor dhe kthimi i besimit të publikut te drejtësia. Janë marrë masa në forcimin e kapaciteteve institucionale sa i takon krimit financiar dhe aseteve financiare. Koordinimi mes PP dhe SPAK do të ndihmojë. Janë nënshkruar morandume edhe me ILD. Mbledhja e provave nga institucionet publike dhe jopublike do të ulë kohën e hetimit, do të shkurtojë shpenzimet dhe do të rrisë efikasitetin. Po krijohen vakanca të përkohshme. Shtimi i oficerëve të policisë gjyqësore do të ndihmojë në vakancën e krijuar. KLP dhe PP të japin kontributin në funksion të përmbushjes së punës së prokurorit të Përgjithshëm për mbarëvajtjen,”- tha Çela ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike konferenca per formimin e te drejtes penale olsian cela konferenca per formimin e te drejtes penale olsian cela

Sondazh

Poll