Politike

Adriatik Alimadhi i jep lamtumirën Kuvendit: Kam votuar kundër thuajse të gjitha ligjeve. Mos fyeni njerëzit, kur më thonin

7 Korrik 2021, 12:21 Nga DOSJA
Adriatik Alimadhi i jep lamtumirën Kuvendit: Kam votuar kundër thuajse

TIRANË– Deputeti Adriatik Alimadhi ka dhënë lamtumirën. I pranishëm në Kuvend për herë të fundit, Alimadhi tha se për të nuk ka qenë aspak e lehtë kjo periudhë dhe se e njëjta gjë ka ndodhur me të gjithë Opozitën e re.

 Deputeti tha se Opozita e Re është përbaltur shumë, edhe pse konkretisht ai vetë ka votuar kundër thuajse të gjitha ligjeve të propozuara.

“Nuk ishte e lehtë për mua por për të dhënë personalisht kontributin tim. Nuk kisha qejf të bëhesha deputet, pro të ma jepte PD se na vodhi votat e Ballit Kombëtar. Jemi përbaltur shumë. Në 2 vit e gjysmë keni kaluar tendera me miliona lekë. Vitin që kaloi kalova Covidin. Unë dua të falënderoj deputet e PS që nga zonja Mesi të gjitha që janë solidarizuar me mua që unë ta përballoja atë situatë. Dua të falënderoj zotin Balla, Murrizin, të gjithë kolegët. Kam qenë deputeti që kam votuar të gjitha ligjet në përgjithësi kundër. Sigurisht që ka pasur edhe ligje të mira. Dua të falënderoj shokun tim Zef Shtjefni. Kam një shprehje për ju socialistët bëhuni më të duruar, pushtetin dhe gjithçka e keni ju. Bëhuni më tolerantë. Jepuni të drejtës reale mundësinë të depërtojë. Mos fyeni njerëzit. Kur më thonin kulak, armik e ballist, ka qenë tmerr kur shoqëria e një grupimi politik më urrente sepse isha armik i popullit. Shkunduni, dilni nga këto mendime që diskrimonojnë shoqërinë,”- tha Alimadhi.

LAJM KRYESOR: Mbyllet legjislatura 2017-2021! Deputetët që s’do kthehen në shtator japin lamtumirën, Ruçi merr lule e duartrokitje. BE kërkon shtyrjen e zgjedhjes së kryetarit të AMA-s për në shtator, maxhoranca nuk pyet: E vendosim sot!

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adriatik alimadhi seance plenare 7 korrik 2021 adriatik alimadhi seance plenare 7 korrik 2021

Sondazh

Poll