Politike

Aksionet e SPAK, Murrizi: Gërmoni më thellë se PD-PS merren vesh nga fejesa e 17 majit, ai që u arrestua dje ka qenë drejto

7 Korrik 2021, 12:12 Nga DOSJA
Aksionet e SPAK, Murrizi: Gërmoni më thellë se PD-PS merren vesh

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi sërish ka hedhur akuza të rënda ndaj disa prej anëtarëve në Kuvend duke përmendur ndryshimet në radhët e policisë. I pranishëm në seancën parlamentare në ditën e fundit në Kuvend, Murrizi tha se ndryshimet në polici janë njësoj me ndërrimin e gomave në servisin e makinave.

Deputeti shtoi më tej se në radhët e bluve ka akoma anëtarë të partisë komuniste, ku 62 janë oficerë të sigurimit, 71 të shërbimit infomativ, 12 nga kontrolli i brendshëm e në shumë institucione të tjera të rëndësishme në vend si KLP apo KLGJ. Përsa u përket aksioneve të SPAK, Murrizi tha se duhet gërrmuar akoma më tepër në këto proceset e tenderave sepse sipas tij, PD-PS merren vesh për shkak të ‘fejesës’ më 17 maj.

“Është hera e parë që nga kjo anë nuk ka asnjë anëtar të partisë së Punës, asnjë, ftoj mediat të investigojnë. Nga 42 deputetë nga krahu këtej, që janë sharë nga spiunët e sigurimit në studio televizive. Si mund ta besoja se ka post komunizëm kur nuk ka institucion kushtetues. Po veproni si servis që ndërron gomat, të djathtën e vendos pas e të majtën e vendos para, por ato njësoj janë . 62 janë oficerë të sigurimit, 71 shërbim infomativ, 12 kontrolli i brendshëm, në KLP në KLGJ në drejtësi e vejë hallit këtu. nga mars ii 2019 të paktën nga ky krah për herë të parë nuk pati asnjë anëtar të PPSH që të ketë dy apo tre emra. Duhet t’u thuhet fëmijëve në shkollë që regjimi ka pushkatuar mbi 6 mijë shqiptarë, 6 mijë rezultojnë të zhdukur dhe s’kanë varre. Në 45 vite shqiptarët janë burgosur.  Janë 11 mln euro abuzime,  PD-PS merren vesh shumë mirë me njëri-tjetrin. E ftoj SPAK të gërmojë pak më poshtë, Ai që është arrestuar dje ka qenë drejtor i prokurimeve publike të partisë së tyre. Meqë e nisi nga Lushnja. Si duket bëri efekt kritika me të drejtë. SPAK të mos merret vetëm me këtë tender. Kam denoncuar publikisht tendera para fushate. 1.5 mln euro një zorrë uji. Sa kryetarë bashkie, drejtorë të KESH do ikin nëse SPAk do hetojë. Këtu ftohet Luli, teshtin Rama, ftohet Rama, teshtin Luli. Faleminderit dhe suksese ju të zgjedhurve, atyre që do i shpëtojnë SPAK-ut. Të bëjnë më të mirën për shqiptarët dhe të mos bëjnë sikur zihen me njëri tjetrin,”- tha Murrizi.

LAJM KRYESOR: Mbyllet legjislatura 2017-2021! Deputetët që s’do kthehen në shtator japin lamtumirën, Ruçi merr lule e duartrokitje. BE kërkon shtyrjen e zgjedhjes së kryetarit të AMA-s për në shtator, maxhoranca nuk pyet: E vendosim sot!

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike myslim murrizi seance plenare 7 korrik 2021 myslim murrizi seance plenare 7 korrik 2021

Sondazh

Poll