Bota

Hyri në fuqi ligji ‘anti-LGBTI’ në Hungari, kritikat vijnë nga zyrtarët e lartë dhe BE

7 Korrik 2021, 11:32 Nga DOSJA
Hyri në fuqi ligji ‘anti-LGBTI’ në Hungari, kritikat

HUNGARI– Ligji anti-LGBTI hyri në fuqi ditën e sotme në Hungari. Parlamenti i Hungarisë e miratoi këtë masë muajin e kaluar. Kritikët e shohin atë si sulm mbi të drejtat e komunitetit lesbik, homoseksual, biseksual dhe transseksual (LGBT).

Sipas tyre, ligji i stigmatizon pakicat seksuale. “Ne nuk mund të qëndrojmë mënjanë derisa rajone të tëra e shpallin veten ‘zona të lira nga LGBTIQ’. Evropa kurrë nuk do të lejojë që pjesë të shoqërisë sonë të stigmatizohen”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një postim në Twitter. “Kur ne ngrihemi për pjesë të shoqërisë sonë, ne ngrihemi për lirinë e shoqërisë sonë si e tërë”, shtoi ajo.

Ligji u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se ligji nuk është kundër homoseksualitetit. Kundër këtij ligji, kanë dalë dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota projektligji anti-lgbt ne hungari projektligji anti-lgbt ne hungari

Sondazh

Poll

Bota 7 Korrik 2021, 10:06

VIDEO/ Macja gjigande “pushton” Tokion

JAPONI- Një mace gjigande në rezolucion 3D është shfaqur në një billboard në Tokio, në një nga stacionet hekurudhore më të mëdha të qytetit. Është ekrani L...