Bota

Kuvendi i Kosovës miraton Rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë

7 Korrik 2021, 11:01 Nga DOSJA
Kuvendi i Kosovës miraton Rezolutën për dënimin e gjenocidit

PRISHTINE-  Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar sot Rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë në Bosnje e Hercegovinë. Pro rezolutës ishin 89 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Rezoluta kaloi në Kuvendin e Kosovës si propozim i koalicionit boshnjak, ndërsa u përkrah nga të gjitha grupet parlamentare të Kosovës. Por Lista Serbe, sapo nisi diskutimi në Kuvend, u largua nga salla.

Çfarë parashikon rezoluta?

Rezoluta e miratuar sot në Kuvendin e Kosovës dënon ashpër gjenocidin serb në Srebenicë, shkeljet e të drejtave të njeriut si dhe dënohet çdo tendencë për të mohuar qëllimisht dhe publikisht gjenocidin e Srebrenicës, me qëllim të denigrimit të viktimave dhe fshehjen e motiveve të krimeve të kryera.

Kjo rezolutë fton institucionet që të nderojnë viktimat e gjenocidit, duke patur parasysh faktin se Parlamenti Evropian ka shpallur 11 korrikun si ditën e përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Srebenicë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Albin Kurti tha se mbështetja për këtë rezolutë është akt fisnik. “Sot po e mbështesim një rezolutë me rastin e 26 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. Ky është një veprim fisnik dhe i duhur e mbi të gjitha universales tonë njerëzore e dëshirës sonë për drejtësi. Gjenocidi në Srebrenicë është masakra më e madhe në Evropë pas luftës së dytë botërore. Për vit ne e kujtojmë Srebrenicën duke bërë thirrje për drejtësi. Në vitin 2016 unë shkova në Srebrenicë i ftuar nga Nënat e Srebrenicës.Srebrenica ishte e mbushur me varre e përkujtimore”, ka thënë Kurti.

(F.g.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni gjenocidi serb ne srebenice gjenocidi serb ne srebenice

Sondazh

Poll

Bota 7 Korrik 2021, 10:06

VIDEO/ Macja gjigande “pushton” Tokion

JAPONI- Një mace gjigande në rezolucion 3D është shfaqur në një billboard në Tokio, në një nga stacionet hekurudhore më të mëdha të qytetit. Është ekrani L...