Bota

U ekzekutua në rezidencë natën, kush ishte Presidenti i Haitit, sipërmarrësi që mori emrin “Njeriu i Bananas” 

7 Korrik 2021, 11:19 Nga DOSJA
U ekzekutua në rezidencë natën, kush ishte Presidenti i Haitit,

HAITI- Jovenel Moise, president që u ekzekutua gjatë natës në rezidencën e tij presidenciale në Port Au Prince në Haiti, ishte i 42-i emër që drejtoi këtë shtet. Ai fillimisht erdhi në pushtet në vitin 2017, pasi fitoi zgjedhjet me 21% të votave më shumë se kundërshtarët e tij. Ndërkohë që shumë njerëz pas rezultatit të këtyre zgjedhjeve kanë dalë në protestë për shkak se i konsideruan zgjedhjet si të manipuluara.

Kush është presidenti i vrarë? Jovenel Moïse lindi në Trou du Nord, Nord-Est, Haiti në 26 qershor 1968. Në korrik 1974, familja e tij u transferua në Port-au-Prince, ku ai vazhdoi studimet e tij fillore në Nationale Don Durélin. Në vitin 1996, ai u martua me shoqen e tij të klasës Martine Marie Etienne Joseph.

Moïse nisi biznesin e tij të parë në Port-de-Paix. Po atë vit, ai filloi zhvillimin e një projekti bujqësor të prodhimit të bananes organike nga një plantacion që shtrihej në mbi 25 hektarë tokë në departamentin Nord-Ouest.

Në 2001, Moïse bashkëpunoi me Culligan për të filluar një fabrikë të ujit të pijshëm për shpërndarje në departamentet në perëndim dhe lindje të vendit. Në 2012, ai prezantoi projektin bujqësor NOURRIBIO në Trou du Nord dhe ndihmoi në krijimin e zonës së parë të tregtisë së lirë bujqësore në Haiti, një plantacion banane me 2500 hektarë në Nord-Est. Kjo gjë e bëri atë të quhej “Njeriu i Bananës”.

Në fushatën e tij për President, Moïse promovoi bujqësinë bio-ekologjike si një motor ekonomik për Haitin, popullsia e të cilit është mbi 50% rurale. Ai gjithashtu shprehu mbështetje për politikat e ndjekura nga Martelly: arsimi universal dhe kujdesi shëndetësor, reforma e energjisë, sundimi i ligjit, krijimi i vendeve të punës të qëndrueshme, mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i Haitit si një destinacion për ekoturizmin dhe agroturizmin.

Ndërkohë që Presidenca e tij nuk ka qenë e thjesht dhe e qetë, për shkak të trazirave që kanë ndodhur në Haiti. Moïse u përball me shumë akuza për korrupsion dhe për këtë gjë, në Haiti shpërthyen një valë e madhe protestash të dhunshme anti-qeveritare.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jovenel moise vritet presidenti i haitit jovenel moïse jovenel moise vritet presidenti i haitit jovenel moïse

Sondazh

Poll

Bota 7 Korrik 2021, 10:06

VIDEO/ Macja gjigande “pushton” Tokion

JAPONI- Një mace gjigande në rezolucion 3D është shfaqur në një billboard në Tokio, në një nga stacionet hekurudhore më të mëdha të qytetit. Është ekrani L...