Bota

Ekzekutohet presidenti i Haitit! Grupi i armatosur hyri në rezidencë dhe e qëlloi me plumb në kokë, plagoset “Zonja e Par

7 Korrik 2021, 10:40 Nga DOSJA
Ekzekutohet presidenti i Haitit! Grupi i armatosur hyri në rezidencë

HAITI- Presidenti i Haitit, Jovenel Moïse është ekzekutuar me armë zjarri në rezidencën e tij në Port au Prince, rreth orës 01:00 pas mesnate. Nga sulmi i armatosur është plagosur edhe Zonja e Parë, Martine Marie Etienne Joseph.; Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:00, pas mesnatës së kaluar në Port-au-Prince, vendi ku dhe ndodhet rezidenca presidenciale.

Në një deklaratë për shtyp, Kryeministri Claude Joseph, ka bërë me dije lajmin që ka tronditur vendin.  Sulmin në rezidencën presidenciale që vrau dhe vetë Kreun e Shtetit, Joseph e konsideroi një akt të urryer, çnjerëzor dhe barbar. Si autorë, Joseph ka shënjestruar kartelet e Amerikës Latine, pasi tha se ata janë dëgjuar të flisnin spanjisht. 

Kemi marrë të gjitha masat për të garantuar vazhdimësinë e drejtimit të shtetit. Ai ishte një akt të urryer, çnjerëzor dhe barbar. Policia Kombëtare e Haitit dhe autoritetet e tjera kanë situatën në nën kontroll,“- tha Joseph, i cili për momentin është në Kry të Shtetit. 

Martine Marie Etienne Joseph ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Kush ishte Jovenel Moïse?

53-vjeçari Jovenel Moïse, ishte në pushtet që nga Shkurti i vitit 2017, pasi paraardhësi i tij, Michel Martelly u largua nga posti i Presidencës. Mandati i tij u cilësua i paligjshëm dhe u kundërshtua nga vetë populli. Moïse u përball me shumë akuza për korrupsion dhe për këtë gjë, në Haiti shpërthyen një valë e madhe protestash të dhunshme anti-qeveritare.

Moïse kishte në plan të reformonte dhe ndryshonte Kushtetutën, gjë që nuk është pritur mirë, pasi synonte forcimin e degës ekzekutive. Teksti i përgatitur për këtë reformë është hedhur poshtë me shumicë dërrmuese nga opozita dhe shumë organizata të shoqërisë civile.

(I.A:F.M;F.G/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jovenel moise martine marie etienne joseph vritet presidenti i haitit jovenel moïse jovenel moise martine marie etienne joseph vritet presidenti i haitit jovenel moïse

Sondazh

Poll

Bota 7 Korrik 2021, 10:06

VIDEO/ Macja gjigande “pushton” Tokion

JAPONI- Një mace gjigande në rezolucion 3D është shfaqur në një billboard në Tokio, në një nga stacionet hekurudhore më të mëdha të qytetit. Është ekrani L...