Politike

Përfundon takimi i Bashës me ish-deputetët, çështja që kryedemokrati refuzoi të diskutonte

28 Maj 2019, 10:51 Nga DOSJA
Përfundon takimi i Bashës me ish-deputetët, çështja

Tiranë- Takimi mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe ish-deputetëve në selinë e demokratëve sapo ka përfunduar. Mbledhja ka ardhur në kuadër të prezantimit të platformës ekonomike të PD-së. Thekojmë se Basha gjatë mbledhjes nuk ka dashur të diskutojë  me ish-deputetët për protestën e 2 qeshorit, për detaje rreth organizimit të saj por fokusin e ka vënë te takimi me qytetarët dhe bizneset.

Basha iu ka kërkuar ish-deputetëve që të zhvillojnë takime masive dhe të  shtrira në nivel kapilar në të gjitha bizneset e Tiranës.

Ai iu ka theksuar atyre se deri në protestën e së dielës, 2 qershor, ata të kenë zhvilluar takime me të paktën 40 mijë biznese në kryeqytet dhe t’i ftojnë ata në protestën e 7-të kombëtare të opozitës së bashkuar.

“Takime kapilare me biznese të Tiranës. Nuk duhet lëne asnje biznes pa prekur.  Deri të dielën para protestës të jenë takuar rreth 40 mijë binese në Tiranën urbane. T’u lihet fletëpalosja me pikat kyçe të programit te PD për biznesin, kryesisht biznesin e vogël, fletëpalosja me taksat e rritura në Tiranë dhe të ftohen të marrin pjesë në protestë, është shprehur Basha brenda në takim. 

Mësohet se pasditen e sotme Lulzim Basha do të jetë në qytetin e Elbasanit.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha mbledhje me ish-deputetët porosia e bashës për ish-deputetët protestat e opozites lulzim basha mbledhje me ish-deputetët porosia e bashës për ish-deputetët protestat e opozites

Sondazh

Poll