Politike

Këshilltari i Ramës përzihet nga partia Laburiste, mikesha rumune mbetet jashtë PE-së

28 Maj 2019, 12:35 Nga DOSJA
Këshilltari i Ramës përzihet nga partia Laburiste, mikesha rumune

TIRANË- Këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Alastair Campbell, është përzënë nga Partia Laburiste pasi kishte votuar për Liberal Demokratët.

Campbell, një aktivist nga aktivistët kryesorë për një referendum të dytë mbi Brexit, tha se ishte “i trishtuar dhe i zhgënjyer” nga vendimi.

Lajmin për pëjashtimin e tij nga partia e ka dhënë vetë ai në Twitter, ku shprehet: “I trishtuar dhe i zhgënjyer pasi mora emailin që më largon nga Laburistët e Anglisë, veçanërisht në një udhëheqje ditore në fund duket se po shkon në vendin e duhur në Brexit, jo më pak falë votimit taktik nga anëtarët e partisë, përfshirë deputetët, këshilltarët dhe kolegët që kthejnë votën e popullit”.

Më tej ai shprehet: “Unë jam dhe do të jem gjithnjë Laburist. Kam votuar Lib Dem, pa një publicitet paraprak, për të bindur Laburistët që të bëjnë gjënë e duhur për vendin dhe partinë. Por vështirë që të mos tregojnë ndryshime në mënyrën se si janë trajtuar rastet antisemitizëm”, shkruan Standard.co.uk.

Nga ana tjetër, pas Fleckenstein, një tjetër mikeshë e kryeministrit Rama, Monica Macovei nuk ja ka dalë të zgjidhet sërish në Parlamentin Europian.

Macovei nuk do të jetë këtë herë pjesë e PE-së, për shkak se nuk ka marrë besimin e qytetarëve të saj.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alastair campbell këshilltari i ramës përzihet nga partia kryeministri edi ram a alastair campbell këshilltari i ramës përzihet nga partia kryeministri edi ram a

Sondazh

Poll