Politike

Situata politike, Rama mbledh deputetët socialistë në një darkë informale

28 Maj 2019, 13:23 Nga DOSJA
Situata politike, Rama mbledh deputetët socialistë në një

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në një darkë informale, deputetët e PS dhe drejtuesit në zgjedhor në qarqe. Sipas burimeve të Dosja.al bëhet me dije takimi do të zhvillohet për të disktuar në lidhje me krizën politike që po kalon vendi.

Po të njëjtat burime shtojnë se mbledhja do të nisë rreth orës 19:00. Ndërkohë që mësohet se darka do të jetë në informalitet të plotë dhe pa praninë e medias.

Në fokus të këtij takimi informal, do të jetë struktura e fushatës si dhe marrëdhënia me opozitën. Pritet që Kryeministri Rama të informojë të vetët për strategjinë që do të ndjekin gjatë fushatës elektorale. 

Ky takim zhvillohet 4 ditë para hapjes së fushatës zgjedhore nga Partia Socialsite, kohë e cila është vendosur dhe si limit nga Rama për Bashën për t’u ulur në një tryezë dialogu.

Kujtojmë se numri një i qeverisë i ka nisur 6 letra publike Lulzim Bashës, ku i kërkon dialog pa kushte dhe bërjen e një marrëveshje të re politike mes tyre. Nga ana tjetër Basha është shprehur i vendosur që të vijojë betejën e tij, për të cilën shprehet se është pa kthim dhe ka thirrur të dielën e 2 qershorit protestën e 7-të kombëtare.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike darka informale edi rama rama darke informale me deputetet darka informale edi rama rama darke informale me deputetet

Sondazh

Poll