Politike

Opozita në protestë më 2 qershor, zbulohet se ku do të jetë Rama

28 Maj 2019, 14:06 Nga DOSJA
Opozita në protestë më 2 qershor, zbulohet se ku do të

TIRANË– Opozita e bashkuar pritet të zhvillojë protestën e radhës më 2 qershor ora 19:00.

Opozita dhe mbështetësit e saj do të mblidhen në protestën e shtatë kombëtare, ndërkohë që kryeministrin sërish nuk do e kenë në zyrë.

Një ditë pas hapjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, kryeministri Edi Rama do të jetë në Lezhë, ku do çelë fushatën për kandidatin e PS në këto zgjedhje, që është Pjerin Ndreu.

Edhe në protestat e shkuara, që opozita ka zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryeministri nuk ka qenë në kryeministri.

Kjo javë është afati i fundit për një dialog të mundshëm mes dy palëve, pas 6 letrave publike që Rama i ka dërguar Bashës, por pa asnjë rezultat.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama fushata elektorale protesta e opozites 2 qershor 2019 edi rama fushata elektorale protesta e opozites 2 qershor 2019

Sondazh

Poll