Politike

Braçe nxjerr fotot i gjakosur në ’96:Kush mendon se mund të na largojë me dhunë, ta harrojë

28 Maj 2019, 10:10 Nga DOSJA
Braçe nxjerr fotot i gjakosur në ’96:Kush mendon se mund

Tiranë- Zv/kryeministri Erion Braçe  ka kujtuar 26-majin e vitit 1996 teksa ka postuar edhe disa foto ku shfaqet i gjakosur, me plagë në fytyrë.  Braçe shprehet se fashizmi oriental e ktheu 26 majin në ditën më të dhunshme elektorale në historine e re-30 vjeçare, të vendit.

Në reagimin e tij Braçe teksa kujton këtë ngjarje, thekson se kush mendon se mund të largojë PS-në me dhunë ta harrojë.

“Kush mendon se  do te munde e zhbeje Partine Socialiste me dhune, ta harroje! Kjo parti-pavaresisht se ndryshon, perterihet, ka genin e 1996-tes te patjetersueshem! Urrejta e perditshme e fashizmit oriental ndaj nesh, nuk na tjeterson, nuk na nxjerr nga shinat e lirise, demokracise dhe  zgjedhjeve te lira, te drejta e te barabarta, vendosur nga populli!”, shprehet ai. 

Ende në vend vijon kriza politike. Rama më datën 1 qershor jap zyrtarisht fushtën për zgjedhjet e 30-qershorit. Ndërsa opozita e bashkuar nuk ulet në dialog dhe protestën e radhë do e zhvillojnë më 2 qershor.

Foto e publikuara nga Braçe 

Reagimi i Braçes:

“1.Pardje ishte 26 maj, 23 vite me pas nga dita, te cilen, fashizmi oriental e ktheu ne diten me te dhunshme elektorale ne historine e re-30 vjecare, te vendit;

Diten te cilen, Shteti-policia, SHIK, policite e tjera-tatimore etj, gangsteret e rrugeve te armatosur, sulmoi qendrat e votimit, dhunoi barbarisht komisioneret e opozites socialiste, diku si ne Berat i perzuri nga qendrat e votimit, mori kontrollin e tyre dhe ne fund, shkroi nje rezultat te rreme, te pamaterializuar ne kuti votimi edhe pse zgjedhes e komisionere u luftuan, e shpalli zyrtarisht ate!

Edhe dhe pse nje dite e tille per fashizmin oriental te Sali Berishes ishte dite triumfi, Partia Socialiste nuk u nenshtrua, nuk u mbyll, nuk u zhbe, u rikthye ne beteje, me genin e pamposhtur te nje te majte qe fashizmin e ka mundur perhere!

Nje dite me pas, ne 27 maj, per fashizmin oriental te Sali Berishes, ishte dita e hallit, rezultatit qesharak qe kish shkruar per gjithe naten, qe nuk gjendej ne kuti, as ne popull;

Une, pas barbarise se nje dite me pare ne Berat, u shpalla fitues nga zemergjeresia e fashizmit me, 50. 06% ne nje zone njeemerore ne kete qark!

Me fytyren e copetuar, enjtur e fryre, rrija perballe fytyres se bukur te ikones se urryer te televizionit te pushtetit dhe pyesja me ze: c’e dua une kete mandat?!

Nje dite me pas, si sot, 28 maj, beteja jone kete here per zgjedhje te lira e demokraci, zbriti ne shesh, poshte Skenderbeut, ku shteti-policia, SHIK, policite, gangsteret e rrugeve te thirrur ne force, kishin organizuar teatrin e dhunes!

Produkti eshte ne disa prej ketyre fotove;

Udheheqes se opozites socialiste, opozites tjeter bashkuar me ne, burra e gra, te rinj, gazetare, te rrahur barbarisht e lare ne gjak ne sheshin historik te Tiranes!

2.I risolla keto tre dite, per te thene se:

Kush mendon se  do te munde e zhbeje Partine Socialiste me dhune, ta harroje!

Kjo parti-pavaresisht se ndryshon, perterihet, ka genin e 1996-tes te patjetersueshem!

Urrejta e perditshme e fashizmit oriental ndaj nesh, nuk na tjeterson, nuk na nxjerr nga shinat e lirise, demokracise dhe  zgjedhjeve te lira, te drejta e te barabarta, vendosur nga populli!”, shkruan Braçe.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike braçe mesazh opozitës erion brace kriza politike zgjedhjet në 1996 braçe mesazh opozitës erion brace kriza politike zgjedhjet në 1996

Sondazh

Poll