Sport

Legjenda Ramos, drejt Parisit për testet mjekësore, pastaj firma…

6 Korrik 2021, 09:29 Nga DOSJA
Legjenda Ramos, drejt Parisit për testet mjekësore, pastaj

FRANCE – Kapiteni legjendar i “los blancos” Sergio Ramos, mund të kosiderohet përfundimisht lojtar i Paris SG-it. Ai është larguar nga Real Madridi si lojtar i lirë, pasi nuk arritën marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Sergio Ramos kërkoi dy vite kontratë presidentit Perez, por drejtuesit madrilenë i ofruan vetëm një dhe kështu të dy palët ndanë rrugët. PSG përfitoi nga kjo situatë dhe siç raporton ESPN, spanjoli është nisur drejt Parisit për të kryer testet mjekësore.

Pas përfundimit të kësaj procedure, pritet që Ramos të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Për ish-kapitenin e Realit të interesuar ishin edhe Manchester City e Bayern Munich, por ai vendosi të kalonte në PSG.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lojtar i paris sg-it real madridi sergio ramos lojtar i paris sg-it real madridi sergio ramos

Sondazh

Poll