Art&Argëtim

Pas Skandalit! Menaxheri i Britney Spears jep dorëheqjen: Shërbimet e mia nuk janë më të nevojshme

6 Korrik 2021, 15:43 Nga DOSJA
Pas Skandalit! Menaxheri i Britney Spears jep dorëheqjen: Shërbimet e

SHBA- Menaxheri i Britney Spears ka dhënë dorëheqjen pas 25 vitesh. BBC raporton se
Larry Rudolph ishte shtyrë të jepte dorëheqjen nga qëllimi i Britney për t’u tërhequr zyrtarisht.

Larry Rudolph po jep dorëheqjen dy javë pasi Spears i tha gjykatësit se ajo ishte detyruar të performonte kundër vullnetit të saj. Ai njoftoi synimin e tij për të dhënë dorëheqjen me anë të një letre drejtuar babait të yllit, Jamie Spears.

“Kanë kaluar mbi dy vjet e gjysmë që kur Britney dhe unë komunikuam për herë të fundit, ku ajo më njoftoi se donte të bënte një ndërprerje pune të pacaktuar. Si menaxher i saj, unë besoj se është në interesin më të mirë të Britney që unë të heq dorë nga ekipi i saj pasi shërbimet e mia profesionale nuk janë më të nevojshme,”-shkroi ai.

Rudolph vuri në dukje se ai nuk kishte qenë kurrë pjesë e kujdestarisë ligjore vendosur ndaj Britney “prandaj nuk i njoh detajet e urdhrit, por jam shumë krenar për ato që ajo ka arritur në këto 25 vjet së bashku”.

Ai e ka përfunduar letrën duke i uruar këngëtares lumturi dhe se do të jetë pranë saj nëse ajo do të ketë nevojë për të përsëri.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz britney spears larry rudolph britney spears larry rudolph

Sondazh

Poll