Art&Argëtim

‘Testamenti’ në vargje i poetit Petrit Ruka: Kur të vdes unë mbyll derën dhe pi e pi atë natë…

6 Korrik 2021, 08:47 Nga DOSJA
‘Testamenti’ në vargje i poetit Petrit Ruka: Kur të vdes

TIRANË– Poeti Petrit Ruka, i cili mbylli sytë përgjithmonë ditën e sotme, ka lënë pas një sërë veprash letrare me disa botime vëllimesh me poezi. 

Një vepër mjaft e njohur e tij është poezia “Kur të vdes unë”, që sot përkon me ikjen e tij si një ‘testament i fundit’ i autorit të veprës.

Petrit Ruka- Kur të vdes unë

Kur të vdes unë mbyll derën  dhe pi e pi atë natë

Hapi shishet e verës që nuk pimë dot bashkë

(Uh, sa na mbeten, një kantinë e tërë,)

Pi edhe shamë që të tradhëtova me vdekje

Burrë i pabesë, …si uji në rërë…

Lexo nja dy këngë të miat,  të trishta

Pastaj grisi dyshemese

(Pa pikë mëshire, pa lotë,)

Më shaj që nuk të këndova siç e meritoje,

S’t’u bëra poeti më i mirë në botë.

Për inatin tim nxirri gjinjtë jashtë këmishës

Më thuaj: ja ku i kam akoma plot jetë,

(Ç’t’i bëj tani pa ty, zuzar,)

Po tashmë kam ikur e si të ta them

Që për to do të rrotullohem

Edhe brenda në varr…

Kur të vdes unë mos ma fal

tradhëtinë e fundit me vdekje,

(Atë më të poshtrën, më të pabesën.)

Veç mbaje një sy hapur tek dritarja, se s’ dihet,

Mund të bëj marrëveshje …e të vij

…Me vesën…

Petrit Ruka, poeti dhe kineasti i shquar është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare. Mësohet se Ruka ka ndërruar mbyllur sytë në orët e para të mëngjesit të sotëm, për shkak të një sëmundjeje në zemër që e mundonte prej kohësh.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture kur të vdes unë petrit ruk poezia e petrit rukes shuhet petrit ruka kur të vdes unë petrit ruk poezia e petrit rukes shuhet petrit ruka

Sondazh

Poll