Art&Argëtim

Monica Bellucci “pushton” kopertinën e Vogue bashkë me vajzën e saj Deva Cassel

6 Korrik 2021, 10:57 Nga DOSJA
Monica Bellucci “pushton” kopertinën e Vogue bashkë me

Shprehja “Bukuria venitet me kohën” duket se nuk ka aspak kuptim për aktoren e famshme italiane, 56 vjeçaren Monica Bellucci, e cila duket e mrekullueshme në kopertinën e Vogue Italia. Të njëjtën gjë mund të themi dhe për vajzën e saj 16-vjeçare , Deva Cassel.

Deva Cassel është fëmija i parë nga martesa e Monicës dhe Vincentt Cassel. Çifti kanë edhe një djalë 11 vjeçe, Leonie. Megjithëse në një moshë relativisht të re, vetëm 16 vjeç, ajo është pjesë e fushës së modelingut duke pozuar për marka të famshme si “Dolce Gabbana”.

Te dyja duken fantastike në kopetinën e Vogue dhe duket se të njëjtin mendim ndan edhe ish-bashkëshorti i Monica, njëherazi dhe babai i Devës, i cili e ka postuar foton në rrjetet sociale “Affaire de famille”, ka shkruar ai përkrah fotos, duke treguar dy femrat e rëndësishme të jetës së tij.

Monica është shprehur se ka qënë dëshira e vajzës së saj që të pozonin sëbashku për Vogue. Kur e ka pyetur përse donte të pozonin bashkë, përgjigja ishte fantastike: “ Herën e fundit që pozuam bashkë, isha ende në barkun tënd (bëhet fjalë për një set fotografik të Monica Bellucci-t në muajin e shtatë të shtatzënisë) Tani që do të nis rrugëtimin tim dua që ta nis po me ty,” – i ka thënë Deva.

Të veshura me fustane  të zinj satini nga Dolce Gabbana, duket se  Deva është po aq mahnitëse sa e ëma dhe ka trashëguar gjithë bukurinë e saj. Flokët e Monica-s janë të mbledhura thjeshtë pas, ndërsa flokët e Deva-s janë të stiluara në një gërshet te plotë dhe të çrregullt. Fotoja ka marrë me shumë se 64,000 pëlqime në Instagram.

(m.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz deva cassel monika belluci vincentt cassel deva cassel monika belluci vincentt cassel

Sondazh

Poll