Art&Argëtim

“Emri i vajzës fillon me A” – surprizon Orinda Huta, pamjet e festës madhështore të bebes që po vjen

6 Korrik 2021, 10:10 Nga DOSJA
“Emri i vajzës fillon me A” – surprizon Orinda Huta,

TIRANE-  Pritjes së ëmbël së Orinda Hutës duket se po i vjen fundi dhe shumë shpejt moderatorja do të bëhet nënë për herë të parë. Fotot e postuara së fundmi në Instagram tregojnë se Orinda po e shijon tej mase këtë periudhë dhe, edhe pse lumturohet nga çdo lëvizje e vogëlushes së saj, është e emocionuar për ta njohur atë sa më parë.

E ndërkohë që moderatorja ka qënë mjaft aktive në Instagram gjatë gjithë kësaj kohe duke treguar emocionet dhe përjetimet e saj, ka zbuluar edhe  një detaj mjaft interesant. Emri i vogëlushes fillon me shkronjën A, por do të na duhet të presim për të zbuluar emrin e plotë të saj.

 

 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)


Këtë detaj Orinda Huta e ka theksuar edhe në super “baby showerin” që ka organizuar para disa ditësh. “OrindA’s Babyshower” shkruhet në një kënd, për të theksuar kështu edhe një herë se emri i  vogëlushes do të fillojë me A. Orinda ka ndarë plot foto në rrjetet sociale, ku duket se ka zgjedhur dominimin e ngjyrës “Pink , me detaje “Gold” dhe me pas Geraldina Sposa ka  krijuar  për të dhe të voglën e saj një ambient përrallash.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz orinda baby shower orinda huta orinda baby shower orinda huta

Sondazh

Poll