Art&Argëtim

“Buzëqeshje” mes Capital T dhe Nevina Shtyllës, çfarë po ndodh mes tyre?

6 Korrik 2021, 11:01 Nga DOSJA
“Buzëqeshje” mes Capital T dhe Nevina Shtyllës,

Kur i dëgjojmë këta dy emra është e vështirë të bëjmë menjëherë një lidhje mes tyre. Capital T është i  njohur për hitet e pafundme që sjell dhe karrierën e suksesshme që gëzon në fushën e tij kurse moderatorja, fituese e “Miss Shqipëria” në moshën 16 vjeçare është një figurë karizmatike e ekranit. Të dy nuk i kemi parë kurrë sëbashku në ndonjë projekt të përbashkët televiziv apo muzikor. 

Por ditën e sotme, me anë të një postimi në Instagram ku të dy shfaqen të buzëqëshur pranë njëri- tjetrit, Capital T bën me dije se një projekt interesant i lidh ata të dy. Nevina duket shumë e kuruar me një fustan të zi me pika të bardha dhe një kapele elegante stil francez.  Poshte fotos është shkruar “buzëqeshje”. Të jetë ky titulli i një projekti të ri muzikor nga Capital T?

 

 

A post shared by Capital T (@truekapo)


Fansat e reperit duken të bindur që Nevina Shtylla do të jetë modelja e videoklipit më të ri nga Capital T, por ngelet të presim ditët në vazhdim për më shumë detaje. E nëse dyshimet tona vërtetohen, një verë plot “buzëqeshje” na pret, nën tingujt e Capital T.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz capital t nevina shtylla capital t nevina shtylla

Sondazh

Poll