Art&Argëtim

“Jam e shtirur shumë. As vetë nuk e di si kalon mirë Sara me mua!”/ Xheraldina Vula, mamaja e Ledrit, i kthehet ndjekëse

6 Korrik 2021, 09:22 Nga DOSJA

TIRANE– Marrëdhënia nuse-vjehërr është ndër më të përfolurat dhe përshkruhet si më problematiket. Por ky nuk duket të jetë rasti mes Xheraldinës dhe Sara Hoxhës. Duket se të dyja ruajnë një raport të mrekullueshëm  vjehrrë-nuse, gjë që na e kanë treguar shpesh.

Në intervista të ndryshme, Xheraldina rrëfen se me  Sarën ruan një marrëdhenie mjaft të mirë dhe e sheh më tepër si vajzën e saj, sesa si nusen e djalit. Të njejtën gjë pohon vazhdimisht edhe Sara në intervista të ndryshme apo në përgjigjet që kthen për ndjekësit kuriozë në Instagram.

E megjithëse një pjesë e shohin me admirim  këtë raport mes tyre, padiskutim nuk mungojnë as skeptikët. Në disa foto të postuara së fundmi nga Xheraldina në Intagram të bie në sy komenti i një ndjekëseje.

“Nuk e di si kalon mirë Sara me ty se në pamje të parë dukesh shumë e rreptë”- komenton ajo poshtë fotos. Komenti i ka rënë në sy dhe Xheraldinës, e cila e njohur për natyrën e saj spontane i thotë : “Vallaj e shtirur jam bajagi. As vetë nuk e di si po kalon Sara me mua!”

Replika me komentuesen:

Impakti i parë që publiku shpesh merr nga Xheraldina është i një zonje pozitive dhe me humor,  e megjithate duhet thënë se nuk mund të kemi asnjëherë të njëjtin impakt tek të gjithë. Për sa kohë Sara Hoxha dhe Xheraldina shprehen në të njëjtën mënyrë për njëra- tjetrën, skeptikët do duhet të presin…

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz sara hoxha xheraldina dhe sara sara hoxha xheraldina dhe sara

Sondazh

Poll