Bota

Përfaqësuesi BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak: Gjithçka politike, nuk ka asgjë teknike

6 Korrik 2021, 15:37 Nga DOSJA
Përfaqësuesi BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak:

BRUKSEL– Miroslav Lajçak, përfaqësuesi i BE për dialogun Beograd-Prishtinë, ka pritur ditën e sotme në Bruksel zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimin. Lajçak përmes një njoftimi në Twitter bën me dije se është diskutuar mbi normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Lajçak shkruan se nuk ka asgjë teknike në këtë dialog, por gjithçka është politike.

“Mirëprita Besnik Bislimin, Zëvendës Kryeministri i Parë i Kosovës, për një diskutim përpara takimit të nesërm të Dialogut në nivelin e Kryenegociatorëve. Gjithçka në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shumë politike, asgjë nuk është teknike”, shkruan Lajçak.

Ky takim vjen një ditë para mbajtjes së takimit jozyrtar në Bruksel me kryenegociatorët e vendosur për çështjen e dialogut.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni besnik bislimi dialogu kosove-serbi miroslav lajčák besnik bislimi dialogu kosove-serbi miroslav lajčák

Sondazh

Poll

Bota 6 Korrik 2021, 14:35

ITALI– Papa Francesku ka kaluar një natë të qetë në klinikën ‘Gemelli’, pas operacionit që iu nënshtrua një natë më parë. Mjekët tregojnë se Papa është në gjend...