Bota

Skandali i vaksinave në Indi, 2500 personave u injektohet ujë me kripë

6 Korrik 2021, 14:07 Nga DOSJA
Skandali i vaksinave në Indi, 2500 personave u injektohet ujë me

INDI– Mijëra vetë kanë rënë pre e një mashtrimi në Indi ku njerëzve u janë dhënë vaksina të rreme koronavirusit. Një sërë personash kanë përfunduar në pranga për këtë skandal, mes tyre edhe mjekë e punonjës shëndetësore.

Vishal Thakur, zyrtar i lartë i departamentit të policisë në Mumbai tha se njerëzve që prisnin të vaksinoheshin kundër Covid 19, u është administruar thjesht ujë me kripë.

Dozat e rreme llogaritet t’i kenë marrë të paktën 2500 persona.

Ideatorët e skemës u merrnin dhe para viktimave të tyre, e deri tani kishin fituar gati 30 mijë dollarë. Zyrtari pohoi se mjekët e arrestuar kishin përdorur një spital për të lëshuar certifikata të rreme, e merrnin aty shishka e shiringa. 14 persona janë ndaluar deri tani, por vala e arrestimeve pritet të vazhdojë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota skandali me vaksinat ne indi vaksine me uje skandali me vaksinat ne indi vaksine me uje

Sondazh

Poll