Bota

Si arriti të vidhte 8 mln euro në Gjermani/ Zbulohen detaje nga jeta e 28-vjeçares, e reja ëndërronte për jetën e të pas

6 Korrik 2021, 13:56 Nga DOSJA
Si arriti të vidhte 8 mln euro në Gjermani/ Zbulohen detaje nga jeta e

GJERMANI– Jasmin Gundogan është 28-vjeçarja nga Bremeni që gjatë 21 majit nga kompania e sigurimit që merrej me transportimin e shumave të mëdha të parave ka arritur të kryejë një vjedhje spektakolare.

Ajo arriti që të vidhte 8 milionë euro nga kompania e sigurimit. Tashmë fotoja e saj është bërë publike në mediat gjermane dhe janë zbuluar detaje të reja nga jeta e saj.

BILD ka mësuar se Jasmin ka pasur dëshirë të jetë e pasur dhe e bukur.

“Të gjithë kemi menduar që nuk është aq e mençur”, ka thënë miku i saj i shkollës.

Ajo e kishte gjetur punë në kompaninë e sigurimit për transportimin e parave, falë ndihmës së babait që kishte pasur disa lidhje. Gundogan në këtë kompani ka qenë përgjegjëse për paketimin dhe transportimin e parave.

Të premten e 21 majit ajo vodhi një kontejner me disa thasë të mbushura me para dhe më pas mori pushim për arsye mjekësore. Zhdukja e parave është zbuluar katër ditë më vonë e sipas hetimeve më të hershme, kontejneri me numrin 06414 ishte futur në një makinë tip “Mercedes” të zi me targa të vjedhura.

Makina ishte marrë me qira më 19 maj në lagjen Spandau të Berlinit dhe më pas ishte dërguar në oborrin e kompanisë që e kishte marrë me qira.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jasmin gundogan jasmin gundogan

Sondazh

Poll