Bota

Izraeli: Efikasiteti i vaksinës Pfizer, ka rënë!

6 Korrik 2021, 14:26 Nga DOSJA
Izraeli: Efikasiteti i vaksinës Pfizer, ka rënë!

IZRAEL– Ishte një nga vendet me ritmin më të larte të shpejtë të vaksinimeve, por rastet në Izrael kanë nisur të rriten sërish.

Autoritetet hebreje njoftuan se efikasiteti i vaksinës Pfizer/BioNtech ka rënë, pavarësisht se ajo mbetet shumë efektive në parandalimin e simptomave të rënda të sëmundjes COVID-19. E gjithë kjo, në kohën kur në vend po përhapet gjithmonë e më shumë varianti Delta i koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit tha se efektiviteti i vaksinës në parandalimin e infektimit dhe të sëmundjes me simptoma ka rënë në 64 për qind, por ajo mbetet 93 për qind e efektshme sa i takon shtrimeve në spital dhe simptomave të rënda të sëmundjes.

Një zëdhënës i kompanisë Pfizer nuk ka pranuar që të komentojë të dhënat e shtetit të Izraelit, por ai u bëri jehonë të dhënave nga kërkime të tjera që tregojnë se antitrupat e nxitura nga vaksina janë në gjendje të neutralizojnë të gjitha variantet e koronavirusit, përfshirë Deltën, megjithëse me një fuqi më të ulët.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota izrael izrael

Sondazh

Poll