Bota

Alexander Lukashenko kërcënon katolikët bjellorusë: Këndimi i lutjes “Zoti i Fuqishëm” ‘fashist’

6 Korrik 2021, 15:15 Nga DOSJA
Alexander Lukashenko kërcënon katolikët bjellorusë:

BJELLORUSI- Diktatori i fundit i Evropës, Aleksandar Lukashenko është revoltuar nga këndimi i lutjes “Zoti i Fuqishëm”në 3 korrik në Kishën Katolike në Belarvsi, për Ditën e Pavarësisë. Mediat e huaja raportojnë se kjo lutje konsiderohet e paligjshme dhe ‘fashiste’ nga regjimi i Lukashenkos.

Lutja “Zoti i Fuqishëm” është një poezi e shkruar në vitin 1943, e cila pretendohet të jetë interpretuar nga bjellorusët gjatë okupimit gjerman në Luftën e Dytë Botërore.

“Ata duan ta kthejnë historinë mbrapa, të rehabilitojnë gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre dhe të përfundojnë biznesin e filluar. Prandaj, ata dolën për të shkatërruar një shtet sovran. Kjo është e pakonceptueshme, ata u zhvendosën në vendet e shenjta të shtetësisë sonë nën siglën e mercenarëve fashistë – policë. Dhe kohët e fundit, masmediat tona po përhapin gjithnjë e më shumë faktet se ata duan të luten në kisha nën “Zoti i Fuqishëm”. Shikoni,ju do të ikni,“- u shpreh Alyaksandr Lukashenka.

Por edhe mbas kërcënimit të Lukashenko në 4 korrik, në kishat e Bjellorusisë vazhdohet të këndohet himni fetar ““Zoti i Fuqishëm”.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aleksandar lukashenko aleksandar lukashenko

Sondazh

Poll

Bota 6 Korrik 2021, 14:35

ITALI– Papa Francesku ka kaluar një natë të qetë në klinikën ‘Gemelli’, pas operacionit që iu nënshtrua një natë më parë. Mjekët tregojnë se Papa është në gjend...