Politike

Meta takon delegacionin e Kongresit Amerikan: Të zgjidhet menjëherë kriza politike

28 Maj 2019, 09:05 Nga DOSJA
Meta takon delegacionin e Kongresit Amerikan: Të zgjidhet

TIRANE- Presidenti Meta priti një delegacion të stafeve drejtuese të Senatit e Kongresit Amerikan dhe Këshillit të Atlantikut

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti sot një delegacion me përfaqësues të stafeve drejtues të Senatit e Kongresit Amerikan, si dhe të Këshillit të Atlantikut me qendër në Uashington DC, të kryesuar nga z.Damon Wilson.

Presidenti Meta njohu delegacionin mbi zhvillimet dhe sfidat në rajon, prioritetet e Shqipërisë në kontekstin e integrimit europian, si edhe me domosdoshmërinë e bashkëpunimit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, njofton zyra e shtypit në presidencë.

Zhvillimet e brendshme politike, zgjidhja sa më e shpejtë e krizës aktuale dhe nevoja për reflektim të menjëhershëm, zbatimi e implementimi i reformës në drejtësi mbështetur në shinat kushtetuese, hedhja e hapave të nevojshme drejt integrimit në BE dhe roli i rëndësishëm i Shqipërisë në rajon si faktor kyç për stabilitetin, ishin temat kryesore të diskutimit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike delegacioni i kongresit amerikan ne tirane ilir meta delegacioni i kongresit amerikan ne tirane ilir meta

Sondazh

Poll