Art&Argëtim

E zgjodhën si më të bukurën, as që e kishte idenë kë do takonte/ Kush është vajza në foto me Fatmir Xhafaj, si i çoi

5 Korrik 2021, 18:15 Nga DOSJA

TIRANË– Një ndër fotot më të përfolura të politikës shqiptare është ajo ku deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, njëherazi dhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj pozonte në krah të ish-dikatorit Enver Hoxha. Por bashkë me të ishte dhe një vajzë, identiteti i të cilës është bërë me dije shumë vite më vonë.

Vajza në foto quhet Alma Janko Xhixho. Ajo, bashkë me Xhafaj ishin bërë pjesë e paradës së përvitshme me rastin e “1 Majit” në vitin 1981.

Opinion.al ka mësuar se përzgjedhja e dy të rinjve që do pozonin më pas në krah të Enver Hoxhës është bërë pas një selektimi në fakultete, ku u përzgjodhën studentët më të mirë dhe të pashëm. Por nuk dinin asgjë se kë do të takonin dhe përse po zgjidheshin. 

Gjithë çfarë është bërë me dije se duhet të visheshin me rrobat për të qenë pjesë e paradës. Vetëm në një moment është bërë më shenjë që të ngjiteshin dhe të takonin diktatorin dhe teksa po ngjiteshin, Almës i është dhënë në duar edhe një buqetë me lule. Alma studente në Fakultetin e Gjeologji Miniera, ndërsa sot, pas disa dekadash mësohet se ajo punon në një institucion të sigurimeve private.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

dikur dikur alma janko enver hoxha fatmir xhafaj alma janko enver hoxha fatmir xhafaj

Sondazh

Poll