Sport

Ardhja e Donnarummas ‘ngatërron ujërat’ te PSG, Navas kërkon largimin

6 Korrik 2021, 04:30 Nga DOSJA
Ardhja e Donnarummas ‘ngatërron ujërat’ te PSG, Navas

FRANCE – Në ditët në vijim, gjërat duket se do të ndryshojnë te skuadra pariziene. E ardhmja e portierit Keylor Navas mund të ndryshojë, kur Paris SG të kompletojë transferimin dhe Gianluigi Donnarumma të firmos kontratën.

Edhe pse klubi francez i ka premtuar se do jetë portieri i parë, kostarikani Navas e di mirë se italiani Donnarumma nuk do nënshkruante për t’u bërë portieri i dytë. Ishi i Real Madridit ka kontratë deri më 2024 me PSG dhe largimi i tij do kushtonte 10 milionë euro.

Sakaq, raportohet se Roma dhe Juventus, janë disa nga skuadrat e interesuara për ‘gardianin’ Navas, që tani duhet të presë derisa të zyrtarizohet Donnarumma për të mësuar të ardhmen. Problemi qëndron, që Navas kërkon të jetë portier i pare…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gianluigi donnarumma keylor navas paris sg gianluigi donnarumma keylor navas paris sg

Sondazh

Poll