E rëndë! Burri vret të dashurën me 47 goditje thike, organizon aksident me makinë të fshehë vrasjen, gjykata i jep dënim
5 Korrik 2021, 19:49Nga DOSJA
KANADA- Burri i cili vrau me 47 goditje thike të dashurën e tij ka dalë para gjykatës. Mediat e huaja raportojnë se Jan Poepl për të fshehur ngjarjen organizoi një aksident me makinë.
Autoritetet erdhën në skenën e një aksidenti në Vancouver, Kanada, për të shpëtuar një burrë të bllokuar brenda mjetit, pasi ishte përplasur me një shtyllë elektrike. Shoferi, i cili më vonë u identifikua si Jan Poepl, ishte pa ndjenja dhe i paaftë për të shpjeguar se si ndodhi aksidenti. Teksa Policia kontrollonte rreth vendit të ngjarjes për të përcaktuar rrjedhën e incidentit ata gjetën një grua pa ndjenja në një liqen të vogël aty pranë.
Gruaja e identifikuar si Nicole Hasselmann kishte qenë pasagjere në makinë, por iu gjetën 47 plagë thike. Nicole dhe Poepl ishin të lidhur prej shtatë vitesh. Poepl punonte në pasuri të paluajtshme, ndërsa Nicole ishte mësuese ndihmëse në shkollën e mesme ‘Templeton’ në Vancouver. Ajo ishte gjithashtu nënë e një djali 10 vjeç.
Poepl kishte luftuar me varësinë nga droga dhe kishte dhunuar fizikisht Nicole. Ai ishte veçanërisht xheloz për burrat. Çifti lidheshin e ndaheshin, teksa Nicole pranonte vazhdimisht t’i jepte një tjetër shans.
Në nëntor 2018, nëntë ditë para vrasjes ata u ndanë përsëri. Nicole kishte filluar të shihte dikë tjetër. Në mbrëmjen e 16 nëntorit, Poepl e mori Nicole në një automjet me qira por diçka ka shkuar jashtëzakonisht keq.
Në gjyqin e zhvilluar në 13 prill 2021 të cilat u shfaqë ishin prekëse. Me Nicole në vendin e pasagjerit, Poepl nxori dy thika kuzhine dhe e theri 47 herë. Pastaj, ndërsa ajo kishte gjakderdhje, në vend që të telefononte në 911, Poepl hoqi xhaketën e përgjakur, nxori celularin dhe regjistroi një video të të dyve.
Nga vendimi i gjykatës Jan iu dha dënim i përjetshëm, me një minimum prej 15 vjetësh në burg. Familjarët e Nicole thanë se ky ishte një dënim qesharak për një burrë që kishte vrarë një grua të re, nënë e një fëmije, në mënyrë kaq brutale.
(f.i/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJERMANI-Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të hënën, ripërsëriti qëndrimin se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë n...
KOSOVË- Ndër vendimet e para të kryetarit të ri të PDK-së, Memli Krasniqit, është që deputetët e këtij subjekti, s’do të jenë anëtarë të kryesisë së partis...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas dënimit të parë për dhunë seksuale gjatë luftës të dhënë sot nga Gjykata e Prishtinës.Kur...
BRUKSEL– Takimi i ardhshëm për dialogun Kosovë-Serbi do të mbahet më 7 korrik në Bruksel. Datën e takimit të radhës e konfirmoi zëdhënësi i Bashkimit Europian, ...
GREQI– Vrasja e Caroline Crouch ende mbetet në ‘lupën’ e mediave greke e jo vetëm.Piloti Giannis Halvatzis, një nga kolegët e Babis Anagnostopoulos ka rrëfyer n...
ANGLI- Një i ri britanik ka fotografuar një objekt të paidentifikuar në brigjet e Devon, Angli. Sipas mediave të huaja, Matthew Evans vuri re objektin e ndritsh...
ITALI- Vullkani Etna është riaktivizuar përsëri. Shpërthimi i fundit është edhe më spektakolar pasi arrin në 3 mijë metra lartësi.Në videot e publikuara në rrje...
Bota 5 Korrik 2021, 18:16
ITALI– Një 34-vjeçar me origjinë shqiptare, ka vjedhur një banesë në Itali, e cila ishte bosh pasi pronarët ishin me pushime. Shqiptari ka prerë derën e ...
GJERMANI- Kancelari austriak Sebastian Kurz në Samitin mbi Ballkanin Perëndimor të Procesit të Berlinit i ka rikujtuar BE-së premtimet e dhëna Ballkanit.Kruz ka...
BRITANIA E MADHE- Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se kufizimet më të mbetura për të frenuar përhapjen e COVID-19 në Angli me siguri do të hiqen si&...