Bota

E krahasojnë me Edi Ramën! Dy ditë më parë u zgjodh kryetari i ri i PDK-së, Memli Krasniqi  lë jashtë kryesisë 19 depu

5 Korrik 2021, 19:10 Nga DOSJA
E krahasojnë me Edi Ramën! Dy ditë më parë u zgjodh

KOSOVË- Ndër vendimet e para të kryetarit të ri të PDK-së, Memli Krasniqit, është që deputetët e këtij subjekti, s’do të jenë anëtarë të kryesisë së partisë.

19 deputetë nga PDK, fituan një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit. Por këta deputetë nga partia më e madhe opozitare në vend, tash e tutje, betejën politike, do ta zhvillojnë vetëm si të zgjedhur të popullit.

Krejt kjo, pas një vendimi të kryetarit të ri të PDK-së, Memli Krasniqit. E vendin e tyre në kryesinë e PDK-së, sipas Krasniqit, do ta zënë vetëm ata që, sipas tij, janë rritur brenda Partisë Demokratike të Kosovës. Por ky, nuk është vendimi i vetëm që kryetari i ri, e shpalosi në Konventën e 10-të të PDK-së.

E kjo politikë e Memli Krasniqit, bëri që analistët, ta krahasojnë Memli Krasniqin, me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Ndërkohë me zgjedhjen e Krasniqit në krye të PDK-së, Kadrijaj thotë që PDK, nuk do të quhet më vetëm parti e dalë nga lufta.

Ndërkohë, të hënën, Memli Krasniqi ka zhvilluar edhe takimin e parë si i pari i PDK-së. Ky në takim priti udhëheqësit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, Bruno Ceka dhe Martin Vulaj. Ndërsa për zgjedhjen e tij në krye të PDK-së, të hënën mori urime edhe nga ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Marrë nga GazetaExpress

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni bruno ceka edi rama martin vulaj memli krasniqit pdk bruno ceka edi rama martin vulaj memli krasniqit pdk

Sondazh

Poll

Bota 5 Korrik 2021, 18:16

ITALI– Një 34-vjeçar me origjinë shqiptare, ka vjedhur një banesë në Itali, e cila ishte bosh pasi pronarët ishin me pushime. Shqiptari ka prerë derën e ...