Bota

Ndahet nga jeta ikona e ekranit italian Raffaella Carrà

5 Korrik 2021, 15:10 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta ikona e ekranit italian Raffaella Carrà

ITALI– Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare, ikona e ekranit italian Raffaella Carrà. Ajo ndërroi jetë sot në orën 16:20 të pasdites pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur koreografi i famshëm Sergio Iapino, i cili edhe i ka dedikuar disa fjalë mikes së tij.

“Raffaella na ka lënë. Ajo shkoi në një botë më të mirë, ku njerëzia e saj, e qeshura e saj e pagabueshme dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë,”- ishin disa nga fjalët prekëse të tij.

Raffaella Maria Roberta Pelloni luajti në dhjetëra filma midis viteve 1960 dhe 1970, duke përfshirë ‘Von Ryan Express’ të 1965 me Frank Sinatra. Në vitet 1960 ajo u angazhua në televizion. Më pas, nga vitet 1970 e tutje Carrà ishte prezantuese e njohur televizive e shfaqjeve të ndryshme në Itali.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni raffaella carra vdes raffaella carrà raffaella carra vdes raffaella carrà

Sondazh

Poll