Politike

“Mos u bëj avokatja e Ramës”, Monika kapet me gazetaren: Dhunuesit nuk janë protestues, por provokatorë të policisë (V

16 Shkurt 2019, 15:22 Nga DOSJA
“Mos u bëj avokatja e Ramës”, Monika kapet me gazetaren:

Monika Kryemadhi kryetarja e LSI-së, në një prononcim për mediat pas përfundimit të portestës së opozitës është shprehur se personat që kanë ushtruar dhunë ditën e sotme janë provokatrë të infiltruar. Sipas Kryemadhit, sa herë që personat në fjalë shkonin pranë kryeministrisë, policia nuk reagonte por hapte kordonin dhe i linte të kalonin.

Madje në një moment teksa flite për mediat, kryetarja e LSI-së i tha njërës prej gazetareve të mos bënte avokaten e kryeministrit Edi Rama. “Nuk i ndalon policia, sepse dhunuesit janë provokatorë të policisë. Pse nuk i ndaloi policia? (Ndërhyn gazetarja) Jo, jo më fal, lëre, lërë… (Gazetarja tenton të flasë sërish) Zemra ime mos u bëj avokate e Edi Ramës.

O do flasësh ti në intervistë, o do flas unë. Unë po them ka 10 veta që dhunojnë dhe 1300 policë, pse nuk i arreston? Pse Nora Malaj do ta rrëzojë atë, apo Klajda Gjosha? Ne po të duam ia vëmë flakët në parlament, më keq se Edi Paloka. Lotët e këtyre vajzave dhe grave ai kriminel do t’i paguajë shtrenjtë. Atij nuk i dhimbset as nëna vet, as gruaja vetë, as fëmija vet kur qan,”- u shpreh Kryemadhi.

E pyetur për vijimin e protestës kryetarja e LSI-së, u shpreh se protesta është organizuar nga qytetarët dhe do të vijojë si ta vendosin ata.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhuna e opozites monika kryemadhi protesta e opozites 16 shkurt dhuna e opozites monika kryemadhi protesta e opozites 16 shkurt

Sondazh

Poll