Politike

Protesta e opozitës/ Manjani- Ramës: Në e mban veten për të fortë, shpërndaje atë palo parlament

16 Shkurt 2019, 15:15 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Manjani- Ramës: Në e mban veten për

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar për protestën e sotme të opozitës para kryeministrisë.

Sipas Manjanit asnjëherë më parë nuk ka patur aq shumë njerëz në shesh për të demonstruar pakënaqësinë me qeverinë.

Në e mban veten për të fortë, Edi Rama të shpërndajë atë palo Parlament sot dhe të çojë vendin në zgjedhje. Aq më tepër, nëse është i bindur që i fiton. Ska pse të ketë frikë!

Të rrijë vetë Kryeministër dhe t’i lirojë nga burgu dhe përgjegjësia penale të gjithë miqt e vet të fortë e parelinj”, shkruan Manjani.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Lumi i madh i njerëzve sot ishin treguesi më i madh.E vërteta është se asnjëherë më parë nuk ka patur aq shumë njerëz në shesh për të demonstruar pakënaqësinë me qeverinë. Vendit i duhet një datë zgjedhjesh politike. Në e mban veten për të fortë, Edi Rama të shpërndajë atë palo Parlament sot dhe të çojë vendin në zgjedhje. Aq më tepër, nëse është i bindur që i fiton. Ska pse të ketë frikë! Të rrijë vetë Kryeministër dhe t’i lirojë nga burgu dhe përgjegjësia penale të gjithë miqt e vet të fortë e parelinj. Ska problem fare! Vetëm ta çojë vendin në zgjedhje. Të tjerat janë muhabete kot.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhuna e opozites edi rama protesta 16 shkurt 2019 ylli manjani dhuna e opozites edi rama protesta 16 shkurt 2019 ylli manjani

Sondazh

Poll