Politike

“Duam zyrtarë të lartë të dënuar!” Ambasadori Soreca e Kraja, mesazh politikanëve, prokurorëve e gjyqtarëve: Shumë

5 Korrik 2021, 11:21 Nga DOSJA
“Duam zyrtarë të lartë të dënuar!”

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca dhe Kreu i SPAK, e kanë fokusin e qartë: Duan zyrtarë të lartë të dënuar! Soreca dhe Kraja ishin sot në një konferencë të përbashkët me ministren e Drejtësisë, Etila Gjonaj, Kryeprokurori Kombëtar Kundër Korrupsionit (DNA) në Rumani, Crin Bologa dhe drejtuesen e BKH-së, Aida Hajnaj.

Të dy folën për luftën kundër korrupsionit dhe integritetin e organeve ligjzbatuese, e cila ishte edhe tema e diskutimit në këtë konferencë të posaçme të zhvilluar në Tiranë. Vetë ministrja Etilda Gjonaj tha se lufta ndaj korrupsionit përballet me sfida të reja. Ndërsa, ambasadori i Bashkimit Europian tha se populli shqiptar duhet të shikojë që institucionet e drejtësisë po veprojnë, dhe se duhet të ketë zyrtarë të lartë të dënuar.

Soreca e konsideroi një sukses operacionin “Shpirti” të zhvilluar dy ditë më parë, i cili shkatërroi katër organizata kriminale, por shtoi se politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kuptojnë se askush nuk është mbi ligjin. Soreca tha gjithashtu se BE është pranë Shqipërisë dhe se që prej vitit 2012 ka investuar mbi 60 milionë për forcimin e kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese, që duhet të tregojnë tashmë funksionin e tyre. Edhe kreu i SPAK, Arben Kraja, e vuri theksin tek e njëjta gjë.

Kraja tha se të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e akuzuar së fundmi për korrupsion duhet të marrin dënimin e merituar, pasi konstatimi i rasteve të fundit (referuar operacionit Shpirti, ku doli në skenë prokurori Maksim Sota), vjen si pasojë e pandëshkueshmërisë. Kraja përmendi zyrtarët e lartë dhe tha se shumë shpejt do të bëhet publikimi dhe evidentimi i rasteve me abuzimet me fonde publike, tendera, duke paralajmëruar edhe politikanë.

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe kryeprokurori Kombëtar Kundër Korrupsionit (DNA) të Rumanisë, Crin Bologa, i cili solli si shembull institucioni që ai drejton, i cili ka dërguar në gjykatë 2 kryeministra, 80 deputetë dhe dhjetëra kryetarë bashkish.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aida hajnaj arben kraja crin bologa etilda gjonaj luigi soreca aida hajnaj arben kraja crin bologa etilda gjonaj luigi soreca

Sondazh

Poll