Politike

AMT kërkesë SPAK: Të arrestohet Erion Veliaj, mund të dëmtojë hetimin për Teatrin

5 Korrik 2021, 10:06 Nga DOSJA
AMT kërkesë SPAK: Të arrestohet Erion Veliaj, mund të

TIRANE- Aleanca për Teatrin depozitoi një kallëzim në SPAK (Prokuroria e Posaçme), ku kërkojnë arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Juristja e Aleancës, Adriana Kalaja, tha për mediat se vendimi i Gjykatës Kushtetuese bën ‘nul’ vendimin e Këshillit Bashkiak. Ajo shtoi se Aleanca kërkoi nga SPAK, sekuestro preventive të truallit. 

“Kemi prova të reja. Prova që vërtetojnë gjithë shkeljet penale dhe korruptive të kryetarit të bashkisë për prishjen e teatrit. Qoftë në raport me afatet kohore dhe me vendimet e KLSH-së. Duhet të njihet publiku me vendimin e KLSH ku u kërkua që mos të ekzekutohet vendimi për prishjen e teatrit, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Në 14 maj, 2020, presidenti Meta ka depozituar kërkesën e dytë në Gjykatën Kushtetuese që mos të shembej teatri. Këto akte kanë rënë, dhe janë nuk në kundërshtim me ligjin. Gjykata Kushtetuese nuk e ka marrë në shqyrtim shembjen e Teatrit për shkak të kuorumit. Gjykata Kushtetuese është marrë me shkakun dhe jo me pasojën. Gjykata ka thënë që palët të kthehen në gjendjen e mëparshme dhe pronësia e teatrit t’i kalojë Ministrisë së Kulturës në gjendjen të cilën e ka marrë. Kemi kërkuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj pasi ka mundësi potenciale për fshehjen, falsifikimin dhe manipulimin e provave. Pozicioni në krye të bashkisë i mundëson atij manipulimin e provave dhe ushtrimin e presionit ndaj vartësve për falsifikimin e dokumentave. I kemi kërkuar SPAK mbylljen e hetimeve për të gjitha çështjet dhe të çohen të gjiothë kallëzuarit përpra gjykatës”, tha Adriana Kalaja.

Edhe Partia Demokratike kërkoi dje arrestimin e Erion Veliajt, si personi përgjegjës për shembjen e Teatrit Kombëtar. Reagimet vijnë pas vendimit që Gjykata Kushtetuese mori dhe pezulloi ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar duke rrëzuar kështu ligjin special dhe kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Në vendimin e saj, pasi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Kushtetuesja i dhënë të drejtë Presidentit Ilir Meta dhe ka rrëzuar Ligjin Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar, si dhe ka shfuqizuar vendimin për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adriana kalaja erion veliaj gjykata kushtetuese pezullon ndertimin e teatrit te ri teatri ne spak adriana kalaja erion veliaj gjykata kushtetuese pezullon ndertimin e teatrit te ri teatri ne spak

Sondazh

Poll