Politike

50 vite martesë! Sali Berisha i bën urimin romantik bashkëshortes: Gëzuar Lili, edhe dekada të tjera së bashku!

5 Korrik 2021, 10:15 Nga DOSJA
50 vite martesë! Sali Berisha i bën urimin romantik

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij Liria, festojnë ditën e sotme 50-vjetorin e kurorëzimit të tyre me martesë. Kjo datë e sotme, për familjen Berisha është e veçantë, pasi shënon edhe ditën e lindjes së Liri Berishës.

Në një postim të ndarë në rrjetet sociale, Berisha e quan këtë ditë “Jubileu i Artë”, teksa i ka dedikuar edhe një urim special bashkëudhëtares së tij të jetës. Berisha shkruan se me dashurinë, përkushtimin dhe sakrificat e saj, ajo ka qenë eleksiri i jetës së familjes së tij, teksa e uron që së bashku të kalojnë edhe dekada të tjera.

Postimi i Sali Berishës:

Sot Jubileu i Arte!  50 vjetori i marteses tone dhe ditelindja e Lilit!

Miq, 5 korriku eshte per ne dite festash shume te vecanta. Por e sotmja eshte me e vecante per ne. Bashke me ditelindjen e Lilit ne sot festojme edhe 50 vjetorin e marteses.  Ne jubileun e ketij udhetimi te perbashket 50 vjecar, mirenjohja e pakufishme e imja dhe dhe e femijeve eshte per Lilin, e cila me dashurine, perkushtimin, miresite, sakrificat e saj ka qene dhe mbeshtetje e jashtezakonshme dhe eleksiri i vertet i jetes tone. Nje urim te perzemert dhe mirenjohje te thelle per ju miqte tane kudo qe jeni qe me miqesine tuaj i keni dhene jetes tone dimensionin me njerezor, me fisnik, me social te saj. Gezuar Lili se bashku me deshiren e Zotit edhe dekada te tjera! Sb

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike liri berisha pervjetori i marteses se berishes sali berisha liri berisha pervjetori i marteses se berishes sali berisha

Sondazh

Poll