Politike

“Ç’a ka të re?”/ Shoqëruesit e ish-ministrit Tahiri tek “Shpirti”, Basha nuk kursehet: Nuk lëviz gjë pa lejen e b

4 Korrik 2021, 20:21 Nga DOSJA
“Ç’a ka të re?”/ Shoqëruesit e ish-ministrit

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha reagon për operacionin “Shpirti”, ku sipas autoriteteve hetuese të përfshirë kanë qenë edhe dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Dy ditë pas publikimit të dosjes nga SPAK dhe autoritetet italiane, Basha shkruan se përfshirja e dy shoqëruesëve të Tahirit nuk ka asnjë gjë të re.

Madje dhe akuzuon kryeministrin Edi Rama se ka pasur dijeni për trafikun e drogës nga grupi i goditur, duke iu referuar si “babloku”. Kjo nofkë, të cilën opozita e përdor herë pas herë për t’ju referuar Ramës doli nga përgjimet e publikuara nga “BILD”.

“Tahiri? Bodigardët e Tahirit? What’s new??????? Të gjithë e dinë se asgjë nuk lëvizte e nuk lëviz pa lejen e bablokut!!! Të gjithë,”-shkruan Basha.

Nga hetimet e operacionit “Shpirti” që çoi në pranga 38 persona, në kërkim janë shpallur edhe dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Paul Deda dhe Hekuran Marku. Të dy, dyshohet se kanë qenë në krye të këtij rrjeti të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, por deri më tani asnjë prej tyre nuk ka pranuar përfshijen në grupin kriminal. Edhe pse në mungesë, sot për ta GJKKO vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.

(k.m/dosja.al) 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike hekuran marku lulzim basha operacioni shpirti paul deda saimir tahiri hekuran marku lulzim basha operacioni shpirti paul deda saimir tahiri

Sondazh

Poll