Politike

FOTOT/ Zbulohet takimi i Reeker me Princ Lekën, numri 2 i DASH tha se s’kishte kohë për Metën, çfarë ka pas pamjeve

4 Korrik 2021, 17:51 Nga DOSJA
FOTOT/ Zbulohet takimi i Reeker me Princ Lekën, numri 2 i DASH tha se

TIRANË– Vizita e zv.ndihmës sekretarit për Europën në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip T. Reeker në Tiranë ka trazuar “ujërat e politikës”. Mbërritja e tij në Shqipëri, vetëm pak javë pasi ish-kryeministri Sali Berisha u shpall “non grata” nga DASH ka bërë që çdo lëvizje e tij të shihet me lupë dhe me vetëm një qëllim; a do të ketë një tjetër dhe cili do të jetë?

Për disa orë, Reeker vizitoi kryeministrin Edi Rama, kryedemokratin Lulzim Basha por nuk ndaloi në zyrën e presidentit të vendit Ilir Meta. Lëvizje kjo nuk kaloi pa u komentuar gjatë e gjerë nga të gjithë. Ishte ky një mesazh? Pse nuk u takua me Metën?

Vetë institucioni i presidentit, disa orë më pas, nuk ka pasur asnjë kërkesë nga çdo lloj niveli për takim me Reeker. Ndërsa një zëdhënës i ambasadës amerikane i tha Zërit të Amerikës se “për arsye të ndërtimit të agjendës, këtë herë nuk ishte i mundur një takim me presidentin Meta”. Pra u krijua si një allibi axhenda e ngjeshur e zyrtarit amerikan që do të shkonte më pas në Maqedoninë e Veriut, atje ku pati kohë të takonte kreun e shtetit Stevo Pendarovski.

Por edhe në Shqipëri, Reeker ka qenë shumë i zënë duke zhvilluar një takim të pazakontë për zyrtarët e huaj. Atë me princin e Shqipërisë, Leka Zogun e II. I shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, zyrtari i DASH ka takuar familjen mbrëtërore shqiptare, duke shënuar një precedentë të pandodhur më parë.

Pamjet e takimit i ka ndarë me krenari vetë princi, pjesë e të cilave ishte dhe e bija e tij e porsalindur, Geraldina II.

“Ditën e djeshme patëm kënaqesinë të prisnin në rezidencën e Familjes Mbretërore ndihmës sekretarin e shtetit në detyrë për çështjet europiane dhe euroaziatike, Ambasadorin Z. Philip T. Reeker, sëbashku me Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Znj.Yuri Kim. Takimi u zhvillua në një atmosferë tejet miqësore duke reflektuar miqësinë e palëkundur tradicionale të SHBA-s me Shqipërinë. Gjatë bashkëbisedimit me personalitetet amerikane ndihej preokupimi dhe dëshira e madhe për përmirësimin e gjithanshëm të jetës politike, ekonomike dhe sociale të vendit tonë,”-shkruan princ Leka, i cili aktualisht mban një post në administratë.

Pra Reeker ka pasur mjaftueshëm kohë për të takuar princin e Shqipërisë por jo presidentin. Personin më të pushtetshëm në vend, në një vend që është republikë parlamentare. Kushtetuta e Shqipërisë përkufizon Shqipërinë si republikë parlamentare, shtet unitar e të pandashëm, si dhe me qeverisje të bazuar “në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike”. Jo monarki dhe as monarki parlamentare. Regjimi i mbretit Zogu i I përfundoi pa nisur mirë, madje vendi kaloi edhe thuajse gjysmë shekulli në diktaturë.

Pse vallë ka zgjedhur të vizitojë Princin? Cili është qëllimi? A do të kthehet ky takim në një precedent për të ftuar të tjerë në Shqipëri? Është kjo një ngatërresë apo është anashkaluar Meta me vetëdije?

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta princ leka reeker ne shqiperi ilir meta princ leka reeker ne shqiperi

Sondazh

Poll