Politike

Sërish në një skenë krimi! Rama nuk ‘zë mend’ me rastin e Velipojës, reklamon ndërtimet në Bubq pak minuta pasi 51-

5 Korrik 2021, 10:15 Nga DOSJA
Sërish në një skenë krimi! Rama nuk ‘zë

KRUJË– Për herë të dytë, kryeministri Edi Rama bën të njëjtin gabim! Njësoj si me rastin e Velipojës, nga ku kreu i Qeverisë uroi një mëngjes të mbarë me foton nga plazhi ku ndodhi masakra me katër të vrarë, edhe sot kryesocialisti është ndodhur në një tjetër skenë krimi.

Vetëm pak minuta pasi 51-vjeçari Artan Ismalaja vrau gruan e tij me thikë në Bubq të Krujës, kryeministri Rama ka zgjedhur të ‘reklamojë’ qendrën urbane dhe ndërtimet që po bëhen në këtë zonë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Ndërkohë që policia ka rrethuar zonën e krimit ku iu mor jeta një gruaje vetëm 45 vjeç, kreu i qeverisë, pa pasur asnjë dijeni për këtë lajm të zi, është shfaqur në anën tjetër të fshatit, aty ku kamera e ERTV-së ka fokusuar anën ‘rozë’ të propagandës.

Bubq – Aty ku po merr formë qendra e re urbane e cila do të jetë gati në vjeshtë me 7 pallate, 78 shtëpi individuale, shkollën dhe qendrën administrative,”– shkrua Rama.

Siç duket, kryeministri nuk ‘zë mend’ dhe për herë të dytë kapet mat, i painformuar për lajmet e kronikës së zezë që mbushin çdo ditë Shqipërinë. Nuk e dimë nëse edhe këtë herë, numri NJË i qeverisë do ta fshijë postimin, siç bëri me Velipojën.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike artan ismalaja burri vret gruan ne bubq edi rama klarita ismalaja artan ismalaja burri vret gruan ne bubq edi rama klarita ismalaja

Sondazh

Poll