Sport

“Shiko çfarë fytyre të shëmtuar që ka”, tjetër skandal te Franca, del video ku Griezman dhe Dembele tallen me&

4 Korrik 2021, 19:26 Nga DOSJA
“Shiko çfarë fytyre të shëmtuar që ka”,

FRANCË-Eleminimi nga Zvicra ka sjellë përplasje të forta mes lojtarve të skuadrës, diçka që ka prishur edhe më shumë atmosferën rreth ekipit. Nuk mjafton me kaq pasi dy lojtarë të Francës si Griezman dhe Dembele kanë prishur figurën e përfaqësueses së tyre.Video që po qarkullon së fundmi i përket vitit 2019 kur Dembele dhe Griezman gjendeshin në grumbullim me Barcelonën dhe morën pjesë në një turne veror në Japoni.

Të gjendur në hotel, futbollistët kishin problem me lojën PES. Për këtë arsye i kërkuan ndihmë stafit të hotelit që ta rregullonin dhe që të kishin mundësi për të luajtur. Por menjëherë do të niste përqeshja nga Dembele që po bënte videon në ato momente, ndërsa thotë në frëngjisht: “Të gjithë këta janë me fytyra të shëmtuara. A nuk kanë turp? Çfarë gjuhe të prapambetur flasin këta? Sikur duhet të ishin vend i zhvilluar”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport dembele franca griezman dembele franca griezman

Sondazh

Poll