Sport

Risia e “Soul Cap” refuzohet nga Lojrat Olimpike, vendimi pritet keq nga komuniteti me ngjyrë

4 Korrik 2021, 17:00 Nga DOSJA
Risia e “Soul Cap” refuzohet nga Lojrat Olimpike, vendimi pritet keq

BRITANI E MADHE- Notarët e rinj me ngjyrë janë të zhgënjyer nga vendimi i marrë nga stafi i Lojërave Olimpike për të mbuluar flokët e tyre gjatë garës. Firma e njohur ‘Soul Cap’ thotë se organi drejtues ndërkombëtar pretendon se mbrojtëset e krijuara posaçërisht për flokët kaçurrelë janë të papërshtatshme sepse nuk ndjekin “formën natyrale të kokës”.

Kejai Terrelonge, 17, tha për Radio 1 Newsbeat se kujdesi për flokët është një nga shumë pengesat me të cilat ajo është përballur si notare.

“Përdorimi i kapakëve më të vegjël të notit që do të përdornin të gjithë – më përshtatej në kokë pasi vendosja shumë vaj, por kur isha duke notuar më rrëshqiste nga koka dhe flokët do të lageshin,”- tha Kejai , i cili jeton në Birmingham.

“Soul Cap” prodhon kapele që të mbrojë flokët e veçanta që kanë personat me ngjyrë nga klori i pishinës, pasi ato normalet nuk e ofrojnë të njëjtën mbrojtje. 

Flokët “afro” janë natyrshëm më të thatë se flokët e tjerë sepse kanë më pak shtresa qelizore. Hipokloriti i natriumit – ose zbardhuesi – që gjendet në pishinat mund ta thajë atë më shumë, duke shkaktuar dëme të mëdha. Por kjo gjë nuk është marrë parasysh nga stafi i lojrave olimpike. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 'soul cap' 'soul cap'

Sondazh

Poll